Ballkani prezanton sulmuesin Artur Magani
Skuadra e Ballkanit vazhdon të bëj shumë ndryshime në grupin e futbollistëve.
Pasi emëroi trajnerin Ismet Munishi, ekipi nga Suhareka ka transferuar disa futbollist në këtë afat kalimtar.
I fundit që ka zbritur te ky klub është sulmuesi shqiptar Artur Magani. E
dicionin e kaluar ai veshi fanellën e Feronikelit me të cilin u bë kampion, por nuk arriti minutazh të kënaqshëm. /Indeksonline/