00:09 / E Martë, 05 Shtator 2023 / C E

Ballkani prezanton talentin 18 vjeçar, e mori nga 2 Korriku

Nallkani ka nënshkruar me mesfushorin Arjol Bllaca.

Kampionët e Kosovës, përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se e kanë transferuar mesfushorin e 2 Korrikut.

18 vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës nga Suhareka deri në vitin 2028.

Bllaca po konsiderohet si një nga talentët më premtues të futbollit kosovar. /IndeksOnline/