Ballkani prezanton transferimin e radhës, është emër i njohur në futbollin kosovar

Ballkani ka transferuar futbollistin Festim Alidema.
Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, e vlefshme deri në veren e vitit 2027, shkruan IndeksOnline.
27-vjeçari ka përvojë në futbollin kosovar dhe atë shqiptar.
Njoftimi i plotë i Ballkanit:
Sulmuesi me përvojë Festim Alidema i bashkohet familjes sonë, duke sjellë me vete një përvojë të pasur nga kampionati vendor, ai shqiptar dhe elita e futbollit kroat.
Me shpejtësinë dhe teknikën e tij në fazën ofensive, si dhe përvojën e madhe, 27 vjeçari pritet të japë një dimension të ri në lojën tonë sulmuese dhe të kontribuojë fuqishëm në objektivat e skuadrës.
I urojmë mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën portokallezi, të cilën do ta vesh dy vitet e ardhshme, deri në verën e vitit 2027.