Ballkani – Prishtina, formacionet zyrtare

Sot mbyllet sezoni vjeshor i Superligës së Kosovës në futboll, ku do të zhvillohen dy ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 18-të të AlbiMall Superligës së Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Suharekës, ku Ballkani do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Kampioni në fuqi vjen në këtë përballje pas humbjes nga Llapi dhe është lidere e tabelës me 38 pikë, ndërsa skuadra nga kryeqyteti renditet në vendin e pestë në tabelë, me 25 pikë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, më fillim nga ora 13:00.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Halili, Potoku, Dellova, Limaj, Zyba, Kuc, Hamidi, Berisha.
Prishtina: Kolaj, Bytyqi, Sinani, Useini, Muja, Islami, Pefqeli, Hamiti, Kyeziu, Hyseni, Ange./IndeksOnline/