75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 07 Korrik 2023 / B O

Ballkani publikon çmimet e biletave për ndeshjen e të martës

FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen e parë në kuadër të UEFA Champions League ndërmjet FC Ballkani dhe PFC Lugogorets 1945, e cila zhvillohet më datë 11/07/2023 në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online.

Biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.

Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.
Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 3 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 10 euro, dhe
VIP 25 euro ( te perfshira pijet )