75 Mall Live Search
16:57 / E Shtunë, 28 Shtator 2024 / G T

Ballkani rikthehet te fitorja, Drita mposht ekipin e Ismet Munishit

Skuadra e Ballkanit ka shënuar fitore në javën e shtatë në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi mposhti me rezultatin e thellë 4:0 Ferizajin, shkruan Indeksonline

Fitore në këtë javë arriti edhe Drita, duke mposhtur si mysafire 2:0 Dukagjinin e Ismet Munishit.

Me këto fitore të Ballkanit dhe Dritës, ndryshon edhe tabela e Superligës.

Ballkani shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e parë, kurse Drita në kuotën e 12 pikëve në pozitën e pestë./Indeksonline/