Ballkani shkatërron La Fioritan

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, ka fituar me rezultat të thellë prej 4-0, në udhëtim te akuadra La Fiorita nga San Marino, shkruan Indeksonline.
Qysh në minutën e 6-të, klubi nga suhareka kaloi në epërsi me supergolin s Meriton Korenicës.
Sulmuesi Albion Rrahmani, dyfishoi epërsin në minutën e 23-të.
Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.
Me të filluar pjesa e dytë, Rrahmani shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Ballkanin, në minutën e 50-të.
Golin e katërt e ka shënuar sulmuesi 21 vjeçar, Albin Berisha, në minutën e 72-të.
Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhëshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Indeksonline/
