20:41 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani shkruan historinë, shënon fitoren e parë në Conference League (VIDEO)

Ballkani ka shkruar historinë duke shënuar fitoren e parë në fazën e grupeve të Conference League.

Kampioni i Kosovës mposhti në udhëtim skuadrën e Sivassporit me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.

Sivaspori kaloi në epërsi qysh në minutën e parë me golin e Ulvestad.

Përkundër golit të hershëm, Ballkani shfaqi një lojë shumë të mirë dhe arriti ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë.

Armend Thaqi barazoi shifrat në minutën e 20-të me një goditje shumë të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Golin e epërsisë për Ballkanin e shënoi Arbër Potoku në minutën e 31-të.

Kampioni i Kosovës thelloi epërsinë në minutën e 66-të me golin e Meriton Korenicës.

Nëntë minuta më vonë, Sivasspori ngushtoi rezultatin me golin e Erdogan Yesilyurt.

Një dramë e vërtetë u zhvillua në minutat e fundit të kësaj ndeshje.

Yesilyurt barazoi gjithçka në minutën e 90+1, duke i quar shifrat në 3-3.

Ballkani reagoi menjëherë dhe shënoi golin e fitorës me Ermal Krasniqin në minutën 90+4.

Pas kësaj fitore, aktualisht skuadra e Ballkanit renditet në vendin e dytë në tabelën e Grupit G, me 4 pikë, aq sa kanë edhe Slavia Praha dhe Sivasspori, ndërsa Cluj ka 1 pikë./IndeksOnline/