75 Mall Live Search
17:57 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Ballkani shpreh interesim për Endrit Krasniqin

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Ballkani ka shprehur interesim për lojtarin e Shkëndijës së Tetovës, Endrit Krasniqi.

Burime të Indeksonline mësojnë se kampioni kosovar e dëshiron në skuadër ish-lojtarin e Prishtinës.

Endrit Krasniqi | Shkëndija - Struga T&L - Shkëndija Football Club

Por, një transferim i tillë do të jetë shumë i vështirë, pasi ekipi shqiptar nga Maqedonia e Veriut dëshiron ta mbajë deri në fund të këtij sezoni.

Plus ksaj, Krasniqi ka kontratë me Shkëndijen e Tetovës dhe një marrëveshje me Ballkanin do të jetë shumë problem.

Kujtojmë që Endrit Krasniqi firmosi me “Kuqezinjtë” gjatë afatit të verës, pas largimit nga Prishtina./Indeksonline/