17:26 / E Shtunë, 30 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ballkani s’i lë asgjë fatit, vazhdon kontratat me yjet e klubit

Lideri i Superligës së Kosovës në futboll Ballkani, ka vazhduar kontratat me disa prej futbollistëve kryesor këtë sezon.

Skuadra nga Suhareka ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me gjashtë futbollistë.

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

Kapiteni Visar Berisha dhe Kushtrim Gashi, kanë nënshkruar kontratë me Ballkanin deri në vitin 2022, ndërsa lojtarët e tjerë Blend Baftiu, Jetmir Topalli, Edvin Kuc dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021. Te Ballkani deri në vitin 2024 ka nënshkruar Ramiz Bytyqi.

Gjithashtu krerët e klubit kanë premtuar se këto nuk do të jenë nënshkrimet e radhës pasi është duke u punuar që të përforcohet ekipi.

Ja postimi i plotë i tyre:

Të dashur tifoz,

Synimet drejt sukseseve kulminante nuk mund të bëhen pa futbollistët cilësor, tani të dëshmuar, siç janë: Visar Berisha, Blend Baftiu, Ramiz Bytyqi, Jetmir Topalli, Kushtrim Gashi dhe Edvin Kuc.

Duke marrë për bazë se këta futbollist e kanë dëshmuar se me punë, pasion dhe përkushtim kanë mbrojtur ngjyrat portokalli, klubi FC Ballkani me mirëkuptim dhe vullnet të dyanshëm ka vazhduar bashkëpunimin afatgjatë me të lartpërmendurit nën këto afate dhe korniza të listuara më poshtë:

– Visar Berisha 2022
– Blend Baftiu 2021
– Ramiz Bytyqi 2024
– Jetmir Topalli 2021
– Kushtrim Gashi 2022
– Edvin Kuc 2021

Me këtë lajm ju premtojmë se ende nuk kemi treguar më të mirën, duke ju siguruar se FC Ballkani ka ende për të shfaqur ndeshje të bukura nëpër stadiume brenda dhe jashtë vendit.

Na priftë e mbara!

FC Ballkani
Suharekë