75 Mall Live Search
14:56 / E Enjte, 07 Mars 2024 / G T

Ballkani siguron gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, e mposhtë me lehtësi Malishevën

Skuadra e Ballkanit është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Kampioni aktual i Superligës së Kosovës arriti fitore 3:0 ndaj Malishevës, shkruan Indeksonline

Qysh në pjesën e parë skuadra e Ilir Dajës shënoi dy gola, me anë të Danfa dhe Nazmi Gripshit.

Në pjesën e dytë, ekipi nga Suhareka shënoi edhe një gol me anë të Nazmi Grishpit për t’ia dhënë kualifikimin tutje Ballkanit.

Kujtojmë që skuadrat e kualifikuara në gjysmëfinale janë, Prishtina, Drita, Suhareka dhe Ballkani./Indeksonline/