75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 03 Korrik 2026 / L A

Ballkani sjell një tjetër përforcim para ndeshjeve në Conference League

Ballkani ka zyrtarizuar një transferim të ri para ndeshjeve në garat evropiane.

Bëhet fjalë për Almedin Klinakun, i cili u transferua nga skuadra e Dinamo Ferizajit duke vendosur të bëjë hapin e madh.

“FC Ballkani njofton transferimin e mesfushorit ofensiv, Almedin Klinaku, i cili tashmë i është bashkuar skuadrës sonë.Me cilësitë e tij në fazën sulmuese dhe kreativitetin në lojë, Klinaku vjen për të forcuar repartin ofensiv të ekipit. Mirë se erdhe në familjen e madhe të FC Ballkanit, Almedin”, shkruhet në njoftimin e Ballkanit.

Klinaku, me gjasë pritet të bëjë debutimin e tij në ndeshjen ndaj Connah’s Quay Nomads./IndeksOnline/