Ballkani sot e përfundon ‘aventurën evropiane’

Ballkani do ta luajë sot ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Europa Conference League.
Kampioni në fuqi i Kosovës i ka humbur gjasat për kualifikim tutje pasi u mposht në “Fadil Vokrri” nga Slavia Prague me rezultat 0-1,
Takimin e fundit djemtë e Ilir Dajës do ta kenë përballë CFR Cluj e cila ka 7 pikë dhe është në pozitën e dytë duke luftuar ‘dhëmbë për dhëmbë‘ me Slavia Prague për kualifikim nga pozita e dytë pasi pikët i kanë të barabarta gjithçka varet nga dueli i sotëm.
Kujtojmë që ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:45, kurse takimi i parë mes dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1 në “Fadil Vokrri”.