75 Mall Live Search
15:44 / E Mërkurë, 19 Korrik 2023 / LB

Ballkani sot luan me fanelat e dyta në Bullgari

Ballkani sot luan ndeshjet e dyte kualifikuese për Ligën e Kampionëve. Skuadra suharekase do të luaj me fanelat e dyta ndaj Ludogoretsit.

“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat e dyta, me të cilat kampionët tanë paraqiten në ndeshjet që i zhvillojmë në udhëtim.
Pikërisht me to, futbollistët tanë do të paraqiten sonte, në ndeshjen e dytë kualifikuese, për rrethin e parë të UEFA Champions League, ku luajmë si mysafirë të skuadrës bullgare, Ludogorets” thuhet në njoftim./Indeksonline/