22:07 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020

Ballkani sqaron situatën e Fetahut, bëhet fjalë për një operim

Skuadra e Ballkanit pak minuta më herët ka sqaruar situatën me futbollistën e tyre Liridon Fetahaj të shtrirë në spital.

Fetahaj po vuante nga një lëndim që ia pamundësonte atij të ishte në 100% e punës, thuhet në njoftimin e publikuar nga klubi suharekas, shkruan IndeksOnline.

“Njoftim

Të dashur tifoz ju njoftojmë se futbollisti ynë Liridon Fetahaj sot i’u është nënshtruar një intervenimi kirurgjikë, ku fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe Doni është duke e marrë vetën. Është fjala për një shqetësim i cili në kohën e fundit i’a ka pamundësuar që të jetë 100% vetja siç të gjithë e njohim për dëpertime të pa parashikueshme.

Klubi është me Liridonin gjatë gjithë kohës, duke e mbështetur në çdo formë. Urojmë që të rikuperohet sa më parë, duke e dribluar edhe këtë problem shëndetësor dhe duke e futur në harres.
Forca Liridon Fetahaj”.

Kujtojmë së orë më herët Fetahaj postoj një fotografi nga spitali ku falenderoi presidentin dhe trajneri e klubit të Ballkanit, po nuk dha detaje për operacionin.