23:20 / E Martë, 16 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani synon ta eliminojë Shkupin dhe të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

FC Ballkani ka dalë me një postim në Facebook ku kanë thënë së synim kryesor i tyre është kualifikimi në grupe i Ligës së Konferencës

FC Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafirë i FC Shkupit të enjten në Arena Todor Proeski në ora 21:00.

Kampioni i Kosovës duket së shkon atje me ambicje të mëdha pasi që synon ta eliminojë nga gara Shkupin dhe këtë gjë ata ua kanë premtuar edhe tifozëve.

“𝗧𝗲̈ 𝗱𝗮𝘀𝗵𝘂𝗿 𝘁𝗶𝗳𝗼𝘇𝗲̈🧡🖤 Ekipa jonë ndeshjen e 𝗣𝗟𝗔𝗬-𝗢𝗙𝗙, kundër 𝗙𝗖 𝗦𝗵𝗸𝘂𝗽𝗶𝘁 e zhvillon me 𝟭𝟴𝗚𝘂𝘀𝗵𝘁 në ora 𝟮𝟭:𝟬𝟬 në 𝗔𝗥𝗘𝗡𝗔 𝗧𝗢𝗗𝗢𝗥 𝗣𝗥𝗢𝗘𝗦𝗞𝗜-Shkup. Synimi i vetëm është fitorja dhe kalimi tutje në fazën e grupeve!! Na priftë e mbara 𝗞𝗢𝗦𝗢𝗩Ë! 𝗙𝗢𝗥𝗖𝗔 𝗕𝗔𝗟𝗟𝗞𝗔𝗡𝗜🧡🖤”, kanë shkruar ata në këtë postim në Facebook.

Kujtojmë së FC Ballkani do të luajë pas një jave në Prishtinë dhe një rezultat i mirë në Shkup do i ndihmonte shumë kampionit kosovar që të kualifikohet në grupe të Ligës së Konferencës qysh në debutimin e saj në gara europiane.

Ky kualifikim do të sillte po ashtu në kontot e klubit kosovar më shumë së 3 milionë euro si dhe të mira të tjera materiale gjatë ndeshjeve në grupe.