18:12 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Ballkani i fortë në miqësore ndaj CSKA Moskës

Sot klubi i Ballkanit ka zhvilluar një miqësore me klubin e CSKA Moskës U21.

Në kuadër të përgatitjeve për stinorin e pranveror, Ballkani në Turqi ka zhvilluar një miqësore me klubin rus, shkruan IndeksOnline

Skuadra e udhëhequr nga Bledi Shkëmbi e ka fituar këtë duel me rezultatin final në 3:0, me golat e shënuar nga Emerllahu, Thaçi e Shala.