15:03 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Ballkani terron Dritën, Gjilani rrëmben pozitën e dytë

Kanë përfunduar tri ndeshje në kuadër të javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryendeshja e javës u zhvillua në Therandë mes Ballkanit dhe Dritës.

Ballkani i Ismet Munishit arriti ta mposhtë Dritën me rezultat 2:0.

Blendi Baftiu (’75) dhe Edvin Kuç (’82) shënuan golat për skuadrën vendasve.
Nga ana tjetër, Gjilani ka mposhtur Feronikelin në një tjetër ndeshje interesante kundër Feronikelit.

Skuadra e Gentian Mezanit ka triumfuar ndaj ‘Niklit’ me rezultat të ngushtë 2:1.

Fiton Hajdari (‘9,’13) shënoi golat për vendasit, kurse Albert Dabiqaj shënoi për mysafirët (’38).

Dhe për fund, Llapi mposhti me përmbysje Trepçën’89 në ‘Riza Lushta’.

Ersil Ymeraj (’82) dhe Egzon Krasniqi (’84) shënuan për skuadrën nga Podu8jeva, kurse për vendasit realizoi Arb Manaj në minutën e 44-të.

Ballkani vazhdon të jetë lider në Superligë me 44 pikë, ndërsa Gjilani tani ka rrëmbyer pozitën e dytë me 41 pikë, duke lënë prapa Dritën me 40 pikë.