Ballkani transferon futbollistin i cili ka luajtur në Turqi e Poloni

Ballkani ka njoftuar se ka transferuar mesfushorin 19 vjeçar Veton Tusha.
Ai ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me kampionin e Kosovës, shkruan IndeksOnline.
Tusha ka qenë pjesë e ekipit Denizilispor i cili në atë kohë garonte në Supërligën e Turqisë dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Polak Terminalica.
19 vjeçari shtë pjesë e Kombëtarës së Kosovës U21./IndeksOnline/