75 Mall Live Search
19:23 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ballkani transferon ish-futbollistin e Hamburgut

Skuadra Ballkanit ka transferuar futbollistin kosovar me nënshtetësi gjermane, Vesel Limaj.

Lajmin e ka konfirmuar rumune FC Hermannstadt, ku Limaj ishte aktivizuar sezonin e fundit, shkruan IndeksOnline.

”Mesfushori gjerman është shitur sot te KF Ballkani, kampion shtetëror i Kosovës. Të priftë e mbara në karrierë.”, thuhet në njoftim.

Mesfushori 26-vjeçar do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Ilir Dajës para ndeshjeve ndaj Ludogoretsit në kualifikimet e Champions League.

Limaj në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave gjermane Hamburg e Cottbus, ndërsa në Shipëri luajti për Kukësin e Tiranën./IndeksOnline/