75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 15 Mars 2026 / L A

Ballkani udhëheq ndaj Dritës, Llapi prin në Klinë

Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e javës së 24-të në Superligën e Kosovës.

Ballkani, po udhëheq ndaj kampionit në fuqi, Dritës me rezultat 2-0 në superderbin e javës.

Golat u shënuan nga Bleart Tolaj dhe Arbër Potoku.

Ndërsa edhe në ndeshjen tjetër, Llapi po prin ndaj Dukagjinit me rezultat 0-1 pas golit të Edon Sadriut.

Mbetet të shihet se çka do të ndodhë në pjesë të dytë./IndeksOnline.