Ballkani vazhdon me përforëcime, zyrtarizon mesfushorin bullgar
Skuadra e Ballkanit ka vazhduar edhe ditën e sotme me përforcime, para nisjes së sezonit pranveror.
Klubi suharekas ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit billgar, Stanislav Petkov, shkruan IndeksOnline.
”Petkov luan si mesfushor defensiv dhe pritet të përforcojë dukshëm këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse. Me një vlerë tregu në rritje dhe eksperiencën e fundit te Tabor Sezana, ai është gati për aventurën e re me ne.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Ky është transferimi i katërt brenda pak ditësh, pas Toni Domgjonit, Ebrima Gaye dhe Arben Nikprelaj./IndeksOnline/

