75 Mall Live Search
21:33 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ballkani viziton Rogovën, përgatitet në terren natyral për sfidën ndaj Feronikelit

Skuadra e Ballkanit ka udhëtuar drejt Rogovë të Hasit, komuna e Gjakovës për t’u përgatitur sa më mirë për duelin kthyes të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës ndaj Feronikelit.

Futbollistët e Ballkanit këtë të hënë (15 qershor) kanë kryer stërvitjet në Rogovë, duke u përgatitur për njërin nga duelet më të rëndësishme ndoshta edhe të sezonit.

Stafi teknik po e përgatit ekipin në një fushë me bari natyral, pasi që i tillë do të jetë edhe stadiumi në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.

Ballkani nuk e ka rifilluar me rezultate të mira, pas një pauze prej tre muajve shkaku i koronavirusit. Skuadra e udhëhequr nga Ismet Munishi ka barazuar në duelin e parë të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës ndaj “Niklit” 0-0.