23:04 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Shkupin

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani nesër do të mluaj ndeshjen e parë kundër skuadrës së Shkupit.

Skuadra Kosovare gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Maqedoni, ku kanë zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para ndeshjes, shkruan IndeksOnline.

Stërvitja është mbajtur në  stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, stadium ky ku do të luhet ndeshja e nesërme.

Ndeshja është e vlefshe për për fazën e ‘play-off’-it në Ligën e Konferencës./IndeksOnline/