75 Mall Live Search
18:43 / E Premte, 09 Qershor 2023 / Gj. Sh

Ballkani zyrtarizon transferimin e parë, lë Gjermaninë për tu bashkuar me Kampionin e Kosovës

Skuadra e Ballkanit e ka prezantuar transferimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Kampioni i Kosovës ka transferuar portierin, Andrea Hoxha, shkruan IndeksOnline.

Hoxha së fundi ishte pjesë e skuadrës gjermane, Phoenix Lubeck, dhe ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Ballkanin.

Njoftimi i plotë:

Mirë se vjen ANDREA HOXHA

Të dashur tifozë

Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë. Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani .

Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë.

@_andreahoxha

Na priftë e mbara Suharekë /IndeksOnline/