75 Mall Live Search
15:20 / E Premte, 16 Qershor 2023 / B O

Ballkani zyrtarizon yllin e Superligës

Ballkani ka zyrtarizuar sulmuesin Bleart Tolaj. Ekipi suharekas nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka arritur marrëveshje tre vjeçare me sulmuesin Tolaj.

23-vjeçari skuadrës së Ballkanit i është bashkuar në Ohër dhe po përgatitet për ndeshjet kualifikuese në garat evropiane.

“Të dashur tifozë,
Pjesa ofenzive e jona është forcuar edhe më shumë.
Familjes kampione i bashkohet futbollisti Bleart Tolaj, me të cilin klubi ka nënshkruar marrëveshje 3 vjeçare.
Lojtari i cili sezonin që shkoi, mbrojti ngjyrat e Malisheves është bashkuar menjëherë me grupin e skuadrës, dhe po vazhdon përgaditjet në Ohër, ku ekipi po kryen stërvitjet përgaditore” thuhet në njoftimin e Ballkanit.