75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / G T

Ballkanin e pret “ferri” nëse e kalon raundin e parë në UEFA Champions League

Skuadra e Superligës së Kosovës, Ballkani dje gjatë ditës mësoi kundërshtarin për raundin e parë të UEFA Champions League.

Kampioni i sezonit 2023/24 në elitën e futbollit kosovar do të luaj ndaj kampionit të Andorrës, UE Santa Coloma, shkruan Indeksonline

Por, sot ekipi nga Theranda e mëson edhe kundërshtarin e raundit të dytë, e që e pret “ferri” nëse shohim kundërshtarët e mundshëm.

Katër kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në raundin e dytë janë skuadra me histori në futbollin europian. Duke përfshi këtu, Bodo/Glimtin, Sparta Pragën, Midtjyllandin dhe ekipin e Malmos.

Kujtojmë që shorti mësohet sot gjatë ditës nga ora 12:00. Vlen të përmendet se edhe skuadrat tjera kosovare, si Drita, Malisheva dhe Llapi mësojnë kundërshtarët e raundit të dytë në kompeticionet e UEFA-s./Indeksonline/

Image
Foto: @FootballKosovo