Ballkanit vonë i del ”gjumi” fiton me ”pëseshe n’kajmak” ndaj Dukagjinit të Ismet Munishit

Ballkani ka marr tre pikë në udhëtim te skuadra e Dukagjinit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superligës.
Kampioni në fuqi, shënoi fitore me rezultat 5-0, dhe po vazhdon të ndjek liderin e tabelës, Dritën për titullin e kampionit, shkruan IndeksOnline.
Sunday Adetunji hapi serinë e golave, në minutën e 4-të.
Sulmusi nigerian nuk u ndal me kaq, pasi shënoi përsëri në minutën e 32-të. Me rezultat 0-2 u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, skuadra suharekase shënoi edhe tre gola të tjera.
Ishte Bleart Tolaj i cili realizoi dy gola në minutat 49′ dhe 65′.
Golin e fundit e shënoi Berrnard Karrica, në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 50 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, me 10 pikë prapa Dritës e cila nesër përballet me Malishevën.
Në anën tjetër, Dukagjini po lufton për mbijetesë, pasi renditet në vendin e shtatë me 35 pikë./IndeksOnline/