75 Mall Live Search
23:34 / E Martë, 28 Tetor 2025 / F.R

Balotazhi i 9 nëntorit, KQZ njofton se është hapur platforma për konfirmimin e vëzhguesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për rundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave që do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Përmes një njoftimi zyrtar, KQZ tha se platforma elektronike është e hapur për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj.

Bëhet e ditur se afati për konfirmim dhe shtim të vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

Nga KQZ shtojnë se ID-të aktuale të lëshuara për procesin zgjedhor të 12 tetorit 2025 nuk do të jenë valide për rundin e dytë të zgjedhjeve. 

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "KONFIRMIMI DHE APLIKIMI PER AKREDITIMIN VEZHGUESVE PER RAUNDIN E DYTE TE ZGJEDHJEVE 28 tetor Konfirmimi nëntor 2025 akreditimit vëzhguesve tẽ subjekteve politike qẽ garojnë në raundin e dytë 28 tetor nëntor 2025 Aplikimi për akreditimin vëzhguesve shtesë për subjektet politike .e garojnë në raundin e dytë 31 tetor nëntor 2025 Konfirmimii akreditimit e vëzhguesve dhe organizatave ekzistuese e akredituara: OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare tẽ specializuara qẽ merren me zgjedhje dhe drejtat njeriut, mediat, si dhe përfaqësuesit e vendeve tẽ huaja Për më shumë informacione: +383 200 81 010 VOTOPER TENDE ZGJEDHJET LOKALF 2025"