Balotazhi në Istog/ PDK merr këtë vendim

Ushtruesi i Detyrës së kryetarit të degës së PDK-së në Istog, Ali Nimanaj ka njoftuar se dega e PDK-së në Istog nuk ka asnjë koalicion me asnjërën nga forcat politike që garojnë në raundin e dytë në këtë komunë.
Qytetarët e Istogut, sipas tij, duhet të jenë të lirë, që me vullnetin e tyre të zgjedhin qeverisjen komunale për katër vitet e ardhshme, transmeton Indeksonline.
Deklarata e plotë e Ali Nimanajt:
Deklaratë nga Ali Nimanaj, U.D i Kryetarit tē Degës së PDK-së, Istog
Në respekt të verdiktit qytetar të shprehur në Zgjedhjet e 17 Tetorit 2021, duke ndjekur edhe frymen e filozofisë tonë politike, të bashkëpunimit qytetar, Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Istog nuk ka asnjë koalicion me asnjërën nga forcat politike që garojnë në raundin e dytë në komunën tonë. Qytetarët e Istogut duhet të jenë të lirë, që me vullnetin e tyre të zgjedhin qeverisjen komunale për katër vitet e ardhshme.
Ne do të vijojmë të jemi zëri i qytetarëve, të punojmë bashkë me ta, në zhvillimin e qytetit, në krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, pa dallime dhe mbi të gjitha për të kërkuar përherë qeverisje transaprente.