Balotelli i ka”dy fjalë” për Ronaldon
Lëvdatat në adresë të Cristiano Ronaldo, protagonist në fitoren 3-0 që Juventusi arriti ndaj Atletico Madrid në Champions League nuk kanë baruar.
Sulmuesi portugez realizoi 3 gola për bardhezinjtë, që përmbysën disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë, duke u kualifikuar për në çerekfinale.
Fjalë të mira të adresë të CR7 kanë ardhur edhe nga sulmuesi italian Mario Balotelli, aktualisht lojtar i Olimpik Marsejë.
Përmes një postimi në “Instagram”, ai ka dhënë vlerësimin maksimal në adresë të Cristiano Ronaldo.
Balotelli ka postuar disa momente nga ndeshja Juve-Atletico dhe në njërin prej tyre shkruan: “Nuk e kam mik, por sot tregoi edhe një herë se është një kampion absolut”.
