09:45 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Balotelli shpërthen pas golit të Messit, ngacmon Ronaldon

Barcelona mbrëmë mposhti Liverpoolin me rezultat 3-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi shënoi dy gola, ku ai nga gjuajtja e lirë ishte i jashtëzakonshëm nga një distancë rreth 30 metra.

Menjëherë pas këtij goli ka reaguar edhe sulmuesi italian, Mario Balotelli.

“Mos e krahasoni Messin me numrin 7 të Juventusit”, ka shkruar Super Mario duke i bashkëngjitur një fotografi nga goli. /IndeksOnline/