75 Mall Live Search
10:22 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / L A

Balotelli tregon kohën kur luante te Barcelona: Bënim hajgare me kundërshtarët, por ëndrra ime është të luaja edhe te Reali

Pak njerëz e dinë se Mario Balotelli kishte qenë te Barcelona.

Sulmuesi italian, kishte qenë në prova te klubi katalanas në vitin 2006, ku në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, tregoi për kohën që kaloi atje.

Balotelli, për skuadrën që kishte qenë pjesë thoshte se ishte ekip i jashtëligjshëm pasi kishin dominuar në turne, ku në një ndeshje kanë fituar 15-0.

“Ishte e bukur. Isha me vëllezërit Dos Santos, me Thiago Alcántara, me Bojan. Ata na mësuan vetëm teknikën: kontrollin dhe pasimin në lëvizje, pa taktika. Ishte një gëzim të dilje në fushë. Ai ekip nuk ishte i ligjshëm, ne fituam 15-0 “, rrëfen ai.

Ndonëse kishte luajtur me Barçën, Balotelli thotë se ëndrra e tij është ende të luajë për rivalin e “blaugranave”, Real Madridin.

“Dua të luaj edhe për dy ose tre vjet të tjera. Pastaj, do ta përfundoj karrierën time së bashku me vëllain tim Enock. Por po, ëndrra ime është të luaj për Madridin”, shtoi Balotelli.

Balotelli, aktualisht është pa klub pasi ndërpreu së fundi kontratën e tij me klubin e Serie A-së, Genoan./IndeksOnline/