75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 16 Shtator 2022 / Gj. Sh

Balotellin e ndjekin problemet edhe në Zvicërr (VIDEO)

Futbollistin Mario Balotelli po e ndjekin problemet edhe në Zvicërr te skuadra e Sionit.

Sulmuesin italian raportohet se është parë në një klub nate në Lausanne, raportojn mediat zvicerrane, transmeton IndeksOnline.

Siç raporton Actu Foot, Balotelli ka munguar në stërvitje për disa ditë pasi që ka pasur probleme me bronikit.

Por tifozët e Sionit e kanë parë atë në një klub nate në shoqërinë e dy shokëve e po ashtu edhe të një femre.

Në një video e cila është bërë virale në rrjetet sociale, Balotelli shihet i dehur duke mos mund të ec me këmbet e veta.

Italiani është transferuar te Sion gjatë afatit kalimtar veror dhe deri tani ka bërë dy paraqitje që lënë për të dëshiruar.

Balotelli njihet si njëri nga futbollistët më të çuditshëm dhe problematik në vitet e fundit, duke bërë shumë çmendurina në çdo klub ku ishte./IndeksOnline/