75 Mall Live Search
17:34 / E Martë, 09 Qershor 2020 / indeksADMonline

Balotellin nuk e lejojnë të stërvitet, e përzënë nga qendra stërvitore

Balotelli nuk ka mundur të futet në qendrën stërvitore të Brescias gjatë ditës së sotme.

Sulmuesi italian sot kishte planifikuar të kryej stërvitjet por nuk ia kanë hapur derën kur ka arritur aty.

Ai u paraqit në “Torbole Casaglia” në orën 8:40, rreth 20 minuta para fillimit të stërvitjeve, shkruan Indeksonline.

Balotelli ka diskutuar në telefon me drejtuesit e klubit dhe ata i kanë konfirmuar se nuk mund të vazhdoj edhe më tutje të jetë pjesë e skuadrës.

Sulmuesi, para se të kthehej në makinë për të shkuar në shtëpi, iu drejtua reporterëve që ishin të pranishëm duke komentuar: “Tani thoni që nuk dua të stërvitem!”.

Problemet mes Balotellit dhe klubit janë tensionuar ditëve të fundit pasi drejtuesit e Brescias duan ta ndërpresin kontratën njëanshëm, ndërsa lojtari pretendon që ka qenë i lënduar.

Kjo situatë mund t’i dërgoj palët në gjykatë për të zgjidhur çështjen. /IndeksOnline/