75 Mall Live Search
12:26 / E Premte, 04 Shtator 2020 / C E

Balotellin nuk po e do askush, po mendon pensionimin

Mario Balotelli për herë të parë në karrierën e tij nuk ka as një ekip të interesuar për ta transferuar!

Sulmuesi dëshiron të qëndrojë në Itali, me Mino Raiola i cili tashmë është përpjekur ta propozojë atë nga veriu në jug pa marrë ndonjë reagim pozitiv në këmbim.

Në moshën 30 vjeçare, megjithatë, historia e tij nuk mund të mbyllet dhe prandaj ai është duke pritur për një mundësi “si tipi Nice” ku mund të rilindë vetë.

Ndoshta shansi i fundit për të mos varur këpucët në gozhdë kaq herët.