75 Mall Live Search
18:22 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Bandat braziliane përplasen me policinë, 13 viktima

Në katër ditët e fundit në Porto Velho, kryeqyteti i shtetit Rondonia në Brazil, 13 persona janë vrarë si pasojë e përleshjeve mes bandave dhe forcave të sigurisë.

Tetë viktima janë regjistruar nga sulmet e bandave dhe pesë të tjerë në përleshje me policinë. Banditët i vunë flakën 20 autobusëve, përfshirë ato të shkollave, si hakmarrje ndaj operacioneve policore.

Autoritetet kanë kufizuar rrugët e transportit publik dhe ato po kryhen me shoqërimin e policisë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.