11:24 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / B O

Bandat kosovare renditen në vendin e gjashtë si grupe kriminale në Gjermani

Dëmi ekonomik nga aktivitetet e grupeve kriminale u dyfishua gjatë viti 2021.

Kështu po thotë një raport i publikuar nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë dhe Zyra e Policisë Kriminale, i quajtir “Organisierte Kriminalitat in Zahlen 2021”.

Sipas këtij raporti dëmi ekonomik i grupeve që veprojnë në Gjermani ka mbërritur në 2.2 miliardë euro në vitin 2021 nga 873 milionë sa ishte në vitin 2020.

Në raport thuhet se fitimi i grupeve kriminale ka arritur në 1.4 miliardë euro dhe kryesisht vijnë nga aktivitetet kriminale.

Po ashtu edhe numri i hetimeve gjatë vitit 2021 është rritur nga 600 në 700.

Por, ku renditen bandat shqiptare dhe kosovare sipas raportit?

Grupet kriminale shqiptare sipas raportit në fjalë janë të renditur të tretit pas bandave gjermane dhe turke.

Në total janë 40 grupe kriminale, kryesisht shumica (36) të përfshirë në aktivitetin e drogës ndërkaq katër të tjera të përfshira në shmangie tatimore trafik ilegal të njerëzve, pastrim parash dhe krim ekonomik.

Ndërkaq nga Kosova në raportin e BKA-së thuhet se janë 20 banda kriminale.

Kosovarët renditen në vendin e gjashtë, pas polakëve dhe rusëve.

Në raport shpjegohet se këto grupe janë të dominuar nga një etni ose udhëhiqen nga njerëzit e një etnie, ani se shumë nga bashkëpunëtorët mund t’i mos i përkasin një kombësie të caktuar.

Si bazë sipas këtij raporti për përcaktimin e kombësisë merret vendi i lindjes.