Banera nacionalistë kundër Kosovës, reagon deputeti i Parlamentit Evropian

Deputeti i Parlamentit Evropian Lukas Mandl, ka reaguar pas mesazheve të luftës drejtuar Kosovës, të cilat u shpalosën nga tifozët e klubit serb Crvena Zvezda, në ndeshjen ndaj Fiorentinës në Beograd. Tifozët serb në këtë ndeshje kanë vendosur banera nacionalistë në të cilët thuhej “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Mandl u ka bërë thirrje zyrtarëve e diplomatëve të Bashkimit Evropian si Josep Borrell, Oliver Varhelyi dhe Mirosllav Lajçak që të “shikojnë se çfarë po ndodhë?”. Ndërsa ka pyetur ata se kënd po duan ende ta sanksionojnë, Kosovën ?
“Ju ende dëshironi të sanksiononi, cilin vend? Kosovën? Josep Borrell, Oliver Varhelyi, Miroslav Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh? Le të qetësohemi. Le të kontribuojmë në uljen e tensionit, pajtimin, paqen. Gjithkush. Të gjithë ne”- ka shkruar Mandl në Twitter.
You still want to sanction which country? Kosovo? @JosepBorrellF @OliverVarhelyi @MiroslavLajcak Can you see what‘s going on? Let‘s calm down. Let‘s contribute to deescalation, reconciliation, peace. Everyone. All of us. #EU #Kosovo https://t.co/YZ2ocMUNHr
— Lukas Mandl (@lukasmandl) July 28, 2023