09:09 / E Enjte, 25 Prill 2024 / G T

Baneri interesant i Gripshit me fanellën e Suharekës, merr shumë reagime në rrjetet sociale

Skuadra e Ballkanit u kualifikua në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll, pasi eliminoi rivalin lokal, Suharekën – edhe pse ndeshja u mbyll 2:2 (3:2 rezultati i përgjithshëm).

Në stadiumin e kampionit aktual të Superligës së Kosovës u shfaq një baner interesant, shkruan Indeksonline

Ishte fotoja e mesfushorit, Nazmi Gripshi – i cili u shfaq me fanellën e Suharekës, rivalit të klubit të Ilir Dajës.

Nuk dihet nëse Gripshi ka pasur bisedime me klubin e Suharekës, por atje në Therandë mendojnë se 26-vjeçari do të transferohet te ekipi i “verdhë”.

Gripshi me Ballkanin ka një kontratë që skadon në verën e vitit të ardhshëm, kurse vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” shkon deri në 500 mijë euro.

Gjatë afatit të janarit, Gripshi kishte oferta edhe nga skuadra europiane, por ai qëndroi te Ballkani për t’i arritur synimet e klubit./Indeksonline/