75 Mall Live Search
07:34 / E Mërkurë, 14 Janar 2026 / MSH1

Bangkok: Vinçi bie mbi vagonin e trenit, raportohet për të vdekur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pasi një vinç ndërtimi ra mbi vagonin e një treni në lëvizje.

Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok të Tajlandës, raporton BBC, transmeton IndeksOnline.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin trupat nga vagoni i trenit të rrëzuar.

Sipas planit të ulëseve të trenit, në bord kishte 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit.