75 Mall Live Search
20:33 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Banja e Pejës tash e pesë ditë pa energji elektrike

Qe 5 ditë, Banja e Pejës pa energji elektrike

Java e kaluar në vendin tonë u karakterizua me mot të ligë, i shoqëruar me reshje të borës e erëra të forta.

Për shkak të pozitës gjeografike, Rrafshi i Dukagjinit ishte më i prekuri nga stuhitë, ndërsa pati edhe dëme të mëdha materiale, shkruan IndeksOnline.

Por, ky mot bëri që një pjesë e madhe e Kosovës të mbesnin pa rrymë, veçanërisht komuna e Pejës dhe ajo e Istogut

Madje, Banja e Pejës ka tash e pesë ditë që është pa energji elektrike, duke lënë kështu banorët në terr në këto ditë të ftohta./Indeksonline