75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 04 Mars 2020 / indeksADMonline

Banka Botërore, jep 12 miliardë dollarë për coronavirusin

Banka Botërore është zotuar se do t’i japë 12 miliardë dollarë si ndihmë për shtetet në zhvillim, të cilat po përballen me përhapjen e coronavirusit.

Në pakon e kësaj ndihme financiare përfshihen hua me shkallë të ulët të interesit, grante dhe ndihmë teknike.

Kjo masë aplikohet në kohën kur udhëheqësit botërorë janë zotuar se do t’i mbrojnë vendet e tyre nga ndikimi negative ekonomik i përhapjes së coronavirusit dhe kur pati paralajmërime se shtetet mund të zhytën në recesion.

Banka Botërore ka njoftuar se do t’i bëjë prioritet vendet më të varfra dhe që rrezikohen më së shumti. Ndihma financiare do të jepet me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të shëndetit publik dhe bashkëpunimit me sektorin privat për zvogëlimin e ndikimit negative të coronavirusit në ekonomi.

Autoritetet kanë konfirmuar se më shumë se 92 mijë persona në botë janë infektuar me coronavirusin. Mbi 80 mijë raste janë regjistruar vetëm në Kinë, ku më shumë se 3 persona kanë vdekur.

Të mërkurën, zyrtarët kinezë i raportuan 38 vdekje të reja dhe rënie të numrit të personave të infektuar, shkruan BBC-i.