21:50 / E Hënë, 11 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Banka Botërore zgjedhë deputeten kosovare si përfaqësuese të Evropës në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare

Deputetja e Partisë Guxo, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka treguar se Banka Botërore e ka zgjedhur si deputeten kosovare që do ta përfaqësojë Evropën në një ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

Statovci, është shprehur e lumtur që do të jetë në mesin e vetëm tetë deputetëve të rinj nga gjithë bota, për të dialoguar rreth çështjeve zhvillimore.

Tutje ka shtuar se Kosova edhe pse shtet i vogël dërgon një përfaqësuese në emër të një rajoni kaq të madh.

Postimi i plotë:

Shumë e lumtur që Banka Botërore më ka zgjedhur të përfaqësoj rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, në mesin e vetëm tetë deputetëve të rinj nga gjithë bota, për të dialoguar rreth çështjeve zhvillimore, përmes iniciativës globale të deputetëve të rinj (2023-2025 Global Young MP Initiative).

Më vjen shumë mirë që Republika e Kosovës, ani pse shtet i vogël, dërgon një përfaqësuese në emër të një rajoni kaq të madh, në bashkëpunim me dy institucionet më të mëdha financiare në botë, Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.