15:00 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Banka e Anglisë paralajmëron: Vonesat e BREXIT-it do ta trondisin ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar

Banka e Anglisë ka paraljmëruar se pasiguria e gjatë rreth Brexit-it, mund t’i shkaktojë dëme të mëtutjeshme ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar.

Takimi i fundit i komitetit të politikës monetare mbajti normat e interesit në nivelin e tyrë aktual prej 0.75%, sic pritej gjerësisht.

Mirëpo në votimin e tyre përfundimtar të përcaktimit të normës përpara afatit aktual, Brexit-i të 31 tetorit, politikëbërësit shprehin shqetësimin se produktiviteti po dëmtohet nga mungesa e vazhdueshme e qartësisë  për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE.

Ndërsa përsëriti qëndrimin e saj se një Brexit-i pa marrëveshje do të ngadalësonte rritjen e mbrehtë dhe po të rritë cmimet. Banka tha se një dështim për të arritur një marrëveshje tërheqjeje dhe një vonesë e re që rezultoi, gjithashtu paraqiste një rrezik të rritur të dobësimit të ekonomisë.

Parlamenti ka votuar për të detyruar kryeministrin Boris Johnson ta shtyjë Brexit-in, nëse nuk mund të sigurojë një kompromis të pranueshëm në negociatat me Brukselin.

Banka tha se nëse do të arrihet një Brexit-i i qetë, ai pritet të rifillojë rrugën e saj të rritjes së normës, në kontrast të ngushtë me bankat qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe eurozonës, të cilat po reagojnë në luftën tregtare të SHBA-Kinë me një lehtësim të politikës monetare.

Procesverbalet i dhanë një shqetësim përshkallëzimit të mosmarrëveshjes tregtare, shoqëruar me ndikimin në rritje te kërkesës në ekonominë globale./Indeksonline/