13:14 / E Premte, 24 Maj 2019

Banka e Shqipërisë rrit rezervën valutore

Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë rezervën valutore, në kushtet kur Euro ka prekur nivelin më të ulët në raport me Lekun në 11 vitet e fundit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në ankandin e të premtes do të blihet në raundin e parë një shumë nga tre deri në gjashtë milionë euro.

Për vitin 2019 janë parashikuar të zhvillohen gjithsej 17 ankande për blerje të Euros në tregun valutor.

Këto operacione nuk kanë qëllim ndikimin e nivelit të kursit të këmbimit, por në forcimin e rezervës valutore të BSH-së.

Ankandet e Bankës së Shqipërisë rrisin në mënyrë të përkohshme kërkesën për euro në tregun valutor, çka, mund të sjellë një mbiçmim të lehtë të Euros, por brenda pritshmërive të Bankës Qendrore.