Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e linjës REPO për BQK-në

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se këshilli drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) ka miratuar vazhdimin e linjës REPO për BQK-në deri më 31 janar 2027.
Kushtet e vazhdimit të linjës së BQE-së janë pranuar nga BQK-ja me letër konfirmimin e datës 29 janar 2025, pas kërkesës së BQK-së të datës 25 nëntor 2024 për vazhdim, dhe para skadimit të marrëveshjes së mëparshme.
Linja e përkohshme REPO në shumë maksimale prej 100 milionë eurosh, siguron një masë shtesë parandaluese për të adresuar nevojat e mundshme të likuiditetit dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar të Kosovës.
Megjithëse BQK-ja nuk e ka shfrytëzuar linjën REPO të deritashme, BQK-ja e konsideron këtë instrument si shumë të rëndësishëm për stabilitetin monetar dhe financiar të Kosovës, veçanërisht marrë parasysh situatën aktuale të pasigurive globale dhe rreziqet e tyre potenciale për ekonomitë botërore dhe tregjet financiare.
Me këtë rast, BQK-ja shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për këshillin drejtues dhe presidenten Lagarde të Bankës Qendrore Evropiane.