11:00 / E Premte, 30 Qershor 2023 / B O

Bankierja e famshme ruse ndërron jetë në rrethana misterioze

Kristina Baikova, zëvendëspresidente e Loko Bank ruse, ka vdekur në rrethana misterioze.

28-vjeçarja ka rënë nga një dritare e banesës së saj në Moskë nga kati i njëmbëdhjetë.

Ajo thuhet se e kaloi mbrëmjen e 23 qershorit me një mik të quajtur Andrei, 34 vjeç, në apartamentin e saj.

Sulmet e supozuara, në të cilat thuhet se shefi i Kremlinit po i nxjerrë nga dritaret njerëz që nuk i pëlqenin, janë bërë tituj që nga fillimi i luftës në Ukrainë./Indeksonline/