13:16 / E Martë, 23 Janar 2018 / indeksADMonline

Banorët akuzojnë kompaninë se i la telat e zhveshur në rrugë

Banorët e një lagje në Pejë, afër rrugës së tranzitit po akuzojnë kompaninë “Lika” se po rrezikon banorët pasi ka kryer punët shkel e shko.

Vendosja e kabllove të ndriçuesve thuhet se është bërë në mënyrë tejet joprofesionale.

Banorët akuzojnë kompaninë se ka lënë kablot e rrymës të zhveshura mbi sipërfaqen e tokës duke rrezikuar seriozisht banorët.

Poashtu, në vendet ku janë thyer llampat, banorët hedhin akuza se nuk janë vënë llampat e reja, por janë bërë kombinime joadekuate duke shërbuer vetëm si lidhëse të përçuesve./Indeksonline/