Banorët e Bardhit të Madh në hall me deponinë e mbeturinave, kërkojnë ndihmë nga komuna

Persona të pandërgjegjshëm ka muaj që kanë krijuar një deponi bërllogu, ndërsa ata kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe tek komuna.
Banorët përmes një kërkese kanë kërkuar nga zyrtarët përgjegjës komunal dhe inspektorati ta largojnë sa më parë këtë deponi dhe ta parandalojnë riformimin e saj, shkruan Indeksonline.
Sipas banorëve në këtë deponi po qëndrojnë edhe qentë endacakë, të cilët po e rrezikojnë edhe jetën e nxënësve./Indeksonline


